Rikthehen reshjet e dëborës në pjesën më të madhe të vendit, zonat ku kërkohen zinxhirë

Rikthehen reshjet e dëborës në pjesën më të madhe të vendit, zonat ku kërkohen zinxhirë

Rikthehen reshjet e dëborës në të gjithë juglindjen e vendit. Trashësia e dëborës ka shkuar nga 15 deri në 80 cm në zonat e thella malore. Në kushte të tilla raportohen rrugë të bllokuara në pjesën më të madhe të fshatrave të Njësive Administrative të zonave malore. Situata më e rëndë paraqitet për sa i përket furnizimit me energji elektrike. Pa energji elektrike ka mbetur qyteti i Bilishtit si dhe gjithë fshatrat e Njësive Administrative të kësaj bashkie. Pa energji elektrike janë 35 fshatra të Njësive Administrative Gorë e Moglicë ashtu siç kanë probleme të furnizimit me energji elektrike fshatra të Njësive Administrative Pojan, Pirg e Vreshtas në bashkinë e Maliqit. Me probleme me energjinë elektrike janë edhe fshatrat në Njësitë administrative Vithkuq e Lekas në Bashkinë e Korçës ashtu siç ka pasur probleme në disa blloqe banimi edhe në qytetin më të madh të juglindjes së vendit, raporton korrespodentja e MCN TV. Policia Rrugore ka shtuar forcat në patrullimin e akseve nacionale dhe jo vetëm ndërkohë që ju kërkon drejtuesve të mjeteve që do të përdorin rrugët e fshatrave turistikë duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Të gjitha akset nacionale kryesore janë të kalueshme përjashtim bëjnë rrugët e Dardhës, Voskopojës, Gorica kur rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Reshje dëbore ka patur edhe në Llogora. Qysh prej mëngjesit të ditës sotme ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut në gjithë qarkun e Vlorës ka sjellë dhe reshjet e dëborës në zonën e Llogarasë. Aksi rrugor që përshkon këtë zonë është i hapur për te gjithë automjetet ndërkohë që trashësia e dëborës është deri në 10 cm. Rrugët janë të kalueshme dhe pa zinxhir.

Zyrtarisht Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

-Në Rajonin Jugor ka patur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës.

-Në Rajonin Qendror ka patur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

-Në Rajonin Verior ka patur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy