Është përfshirë nga flakët këtë mëngjes fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në qytetin e Vlorës.
Zjarri është vendosur tek një grumbull mbeturinash në hyrje të vendgrumbullimit të gjendur në lagjen "24 Maji", ndërsa një mjeti zjarrfikës ka mbërritur duke punuar për ti shuar flakët.

Për shkak të vendit në hyrje të fushës së grumbullimit reagimi ka qenë në kohë duke marrë masa për të mos u përhapur flakët teksa momentalisht po punohet për shuarjen e tyre.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm pasi janë mbetje të hedhura pak kohë më parë dhe nuk mund të marrin flakë nga nxehtësia si rrjedhojë e temperaturave të larta.
Krahas shërbimeve zjarrëfikse edhe ato të bashkisë Vlorë kanë mbërritur në vendngjarje duke u munduar të fikin flakët me mjete duke hedhur mbi to dhe.
Ndotja që është shkaktuar është tepër masive pasi shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm lagjen 24 maji por shumë zona të qytetit.



