Marrëveshja e nënshkruar në Uashington mes Serbisë dhe Kosovës ka karakter ekonomik. Në të, palët janë dakordësuar për shumë projekte në të cilat përfshihen hekurudhat Prishtinë-Merdar, Prishtinë-Nish.
Po ashtu, dy vendet janë pajtuar që një kompani amerikane të bëjë studimin e fizibilitetit të Liqenit të Ujmanit.
Beogradi e Prishtina pajtohen për të ecur përpara në normalizimin ekonomik duke u pajtuar për hekurudha për lidhjen nga Nishi në Prishtinë. Kosova dhe Serbia do të punojnë me SHBA-të me fondin e ashtuquajtur “Për ndihmë financiare”. E para është hekurudha e paqes, Prishtinë-Merdarë, e dyta hekurudha Nish-Prishtinë.
Tjetër pikë është dakordësimi i të dy palëve për t’iu bashkuar zonës së mini-Shengenit.
Po ashtu, të dyja palët do të njohin diplomat e njëra-tjetrës.
Tjetër pikë e marrëveshjes është ndalimi i teknologjisë 5G nga palë që nuk gëzojnë besim.
Gjithashtu, të dy palët angazhohen për të shtuar kontrollet në aeroporte dhe të forcojë kapacitetet teknologjike për të luftuar aktivitetet e paligjshme.
Mbrojtja e lirisë së besimit, ruajtja e komunikimit ndërfetar, e siteve religjioze dhe zbatimi i vendimeve që kanë të bëjnë me Kishën Serbe Ortodokse është një tjetër pikë e marrëveshjes.
Të dy palët do të shtojnë përpjekjet për identifikimin e mbetjeve të personave të zhdukur.
Ato do të punojnë me 69 vende që e kanë ndaluar homoseksualizmin për nxitjen e dekriminalizimit të tij.
Një pikë tjetër e marrëveshjes është dakordësimi për të zbatuar një moratorium njëvjeçar për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Në këtë pikë, Serbia angazhohet ta ndalojë për një vit fushatën e anulimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Pika e fundit e marrëveshjes është njohja reciproke e Izraelit dhe Kosovës.





