Një studim i Universitetit Jonkoping në Suedi ka dalë në përfundimin e dy minuta ushtrime mund të nxisin trurin për të studiuar më mirë.
Studiuesit analizuan një sërë studimesh mbi efektet e ushtrimeve te njerëzit e moshës 18-35 vjeç të kryera nga shkencëtarët midis 2009 dhe 2019.
Duke shkruar në revistën Translational Sports Medicine muajin e kaluar, ata arritën në përfundimin se midis dy minutash dhe një ore ushtrim aerobik, të tilla si vrapimi, ecja ose çiklizmi përmirëson të mësuarit dhe funksionet e kujtesës tek të rriturit dhe të rinjtë.
“Ushtroni me intensitet të moderuar në të lartë, madje edhe për vetëm 120 sekonda, kjo do ju ndihmojë për të përmirësuar kujtesën e të mësuarit, planifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, përqendrimin dhe rrjedhshmërinë verbale", shprehen ata duke theksuar se efekti pozitiv zgjat deri në dy orë.
Studiuesit thanë se kishte një lidhje midis stërvitjes dhe "aftësisë për të mësuar", e cila sugjeron që ushtrimi para se të punoni ose studioni mund të jetë i dobishëm, megjithëse ata thanë se duheshin më shumë kërkime për të identifikuar "strategjitë optimale të ushtrimit".



