
19 vatra zjarri janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që tre vatra vijojnë të jenë aktive, konkretisht në Finiq, Mallakastër e Mirditë. Autoritetet thonë se zjarret janë të qëllimshme dhe i bëjnë apel banorëve të kenë kujdes pasi zjarrvënia përbën vepër penale.



