Tregtia online, Axhami: Shumë pak kompani ia kanë dalë ta automatizojnë plotësisht ciklin e shitjes

Tregtia online, Axhami: Shumë pak kompani ia kanë dalë ta automatizojnë plotësisht ciklin e shitjes

Mirdaim Axhami, ekspert ekonomie, tha në MCN Economy se ajo që shënoi kthesën e bizneseve në drejtim të tregtisë online ishte pandemia. Megjithatë, sipas tij, ky realitet i ri i gjeti ato të papërgatitura. Disa prej tyre ngritën një infrastrukturë të mirëfilltë të tregtisë online, por sipas Axhamit numri i tyre është shumë i kufizuar.

Një tërësi kompanish e kanë shtuar online si pjesë për të mbështetur shitjen fizike. Rastet e suksesshme kanë strategjinë hibride.

Duhet të kemi parasysh që kur themi online, gjatë pandemisë kompanitë u gjetën të papërgatitura.

Tani ka qindra mijëra euro që duhen investuar në tregtinë online. Por kur bëhet fjalë për një platformë është e lidhur me financën, me transportin, me bankën. Nga përvoja ime janë pak më shumë se gishtat e dorës kompanitë që ciklin e shitjes online ta kenë të automatizuar.

Megjithatë sipas Axhamit, pavarësisht lehtësirave që garanton tregtia online, blerja në njësitë fizike mbetet shumë e rëndësishme. Sipas tij, rastet më të suksesshme janë kompanitë që kanë arritur t’i ndërthurin efektivisht të dy mënyrat e shitjes.  

Kemi kompani franchisse, kanë kontrata që i detyrojnë të ndjekin trendët. Tregu shqiptar është shumë i vogël. Blerja në vetvete nuk është vetëm marrja e produktit dhe pagesa. P.sh. në qendrat tregtare, klientët e shikojnë një mundësi edhe për t’u argëtuar, edhe për ta provuar produktin.

Mungojnë sistemet që kompanitë ta kenë produktin sapo vjen furnizimi. Tregtia online është një proces shumë i madh. Fillon që me hedhjen e paraporosive, hedhjen e fotove, specifikimet, vendosjen e çmimeve, fushatat e marketingut etj. Mendoj që kompanitë që kanë nisur të harxhojnë para në këtë drejtim e kanë kuptuar sepse i detyroi pandemia.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy