“Hakerimi na bëri mirë, na shkundi”, Klosi: Terrorizmi nuk është i rrezikshëm, ata vrasin për të rënë në sy

“Hakerimi na bëri mirë, na shkundi”, Klosi: Terrorizmi nuk është i rrezikshëm, ata vrasin për të rënë në sy

Profesori Fatos Klosi në emisionin Bilardo në MCN TV ka komentuar edhe lidhur me rreziqet që na kanosen ku u ndal pak te hakerimi të cilin e konsideroi si diçka të mirë për të na përgatitur.

Ndërsa sa i përket kërcënimit për terrorizmin, Klosi tha se është thjeshtë një sfidë, por që vendi ynë nuk ndjehet i kërcënuar prej tij.

Ai tha se terrorizmi e ka të domosdoshme të bëjë punën e shërbimit sekret për të mbrojtur veten e vetë, por që masat ndaj tij janë mjaft të forta.

Hakerimi na bëri mirë i thirrëm mendjes se kuptuam se nuk bëhen me entuziazëm këto punë, na shkundi në mënyrë që të jemi të përgatitur për këtë botë të re dhe ajo që ndodhi në atë hakerim për mua nuk ishte asgjë përveçse na zbriti me këmbë në tokë, duhen para dhe të përgatitemi që të mos na ndodhin më.

Ndërsa sa i përket terrorizmit sfidë sigurisht që është, por jo që të jetë aq i rrezikshëm, mos shiko luftën e Izraelit me Hamasin ajo është një luftë historike. Akti më i rëndë terrorist që mbaj mend në viteve e fundit është 11 shtatori. Ai ka qenë rasti më i madh që u prek territori amerikan.

Terrorizmi e ka të domosdoshme dhe të bëjë punën e shërbimit sekret për të mbrujtur veten e vetë. Terrorizmi nuk bën se ka qejf me vra, por do të bjerë në sy që jemi dhe ne dhe lufton për një kauzë, prandaj nuk kemi pse i trembemi terrorizmit sepse askush se mendon Shqipërinë si objekt, por vendet e mëdha si New York, Paris, Londër atje bën efekt.

Masat kundër terrorizmit janë vërtet të forta, anglezët, francezët, amerikanët e kanë ndjerë në kurriz. Ata po bëjnë luftë në vendet e botës së tretë. Shqipëria ja ka lënë hapësirën ajrore NATOs, dhe atë detare pothuajse se kemi filluar të blejmë ndonjë anije, prandaj duhet ti jemi mirënjohës NATOs.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy