Norvegjia, rekord botëror në shitjet e makinave elektrike

Norvegjia, rekord botëror në shitjet e makinave elektrike

Rreth 1/3 e makinave që u shitën në Norvegji gjatë vitit të kaluar ishin elektrike. Ky është një rekord i ri botëror, ndërsa vendi po përpiqet t'i japë fund shitjes së makinave me karburant deri në vitin 2025. Në përpjekje për të reduktuar sasinë e çliruar të karbonit, Norvegjia po promovon makinat me bateri, duke reduktuar taksat për to dhe duke ofruar benefite se parkimi falas apo pikat e shumta të rikarikimit. Federata Norvegjeze e Rrugëve thotë se shitjet e makinave elektrike janë rritur në 31.2 % në 2018-n, në krahasim me 20.8 % të vitit 2017 dhe vetëm 5.5% në 2013-n, ndërsa shitjet e makinave me naftë e benzinë janë në rënie. Norvegjia synon ta zerojë emetimin e karbonit deri në 2025-n. Por ka ende për të bërë. 2/3 e makinave ose 148 000 të tilla me karburant janë shitur në vitin 2018-n në Norvegji. Shifrat e bëjnë Norvegjinë lider në shitjen e makinave elektrike në raport me numrin e banorëve. Përdorimi i makinave elektrike në Norvegji është pjesë e strategjisë së saj, si prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Europën Perëndimore, për t'u orientuar drejt një ekonomie më miqësore me mjedisin. Islanda renditet e dyta për shitjen e makinave elektrike me 12% të totalit, ndërsa e treta qëndron Suedia me 6%. Përkundër kësaj tendence, Kina ka vetëm 2.2% të shitjeve makina elektrike, ndërsa SHBA-të 1.2%.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy