Autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Pos faktit se nuk duhej lejuar strukturat paralele serbe në veri, politologu Argjend Zejnaj, në një komunikim për ‘MCN live” e sheh edhe si aksion që ndez patriotizmin elektroal të kryeminsitrit Albin Kurti, në këtë vit elektoral.
Sa i takon pjesën veriore është me të drejtën e Kosovës, që të ketë një qasje të tij për shkak se ajo është pjesë integrale e Kosovës dhe nuk duhet lejuar të funksionoj as njëlloj strukture qofte ajo financiare, politike, apo të tjera si institucione paralele që financohen nga Serbia. Jo derisa të mos kemi një marrëveshje finale që do të detalizohen obligimet e Kosovës në raport me komunitetin serb.
Këto janë edhe aksione edhe për të ndezur një lloj patriotizmi elektoral që do ti hyjnë në punë në këtë vit elektoral qoftë për zgjedhje të rregullta ose të pjesshme, pra i hyjnë në punë Kurtit dhe partisë së tij.
Politologu Zejnaj, gjykon poashtu se dinari është një pengesë lokale, si pretekst i Kurtit për të mos shkuar deri të Asociacioni.
Kosova në anën tjetër me të drejtën e saj kushtetuese ligjore dhe në aspektin e saj ndërkombëtar po e qeveris vendin e saj dhe pjesa veriore është juridikisht në qeverisjen e saj dhe të dy këto taborë edhe për shkak të nacionalizmit elektoral dhe tani Vucic, sipas të gjitha informatave dhe analizave do të mundet që së shpejti të jap dorëheqje nga pozita e presidentit për tu rikonfirmuar edhe një herë.
Dinari është një lloj pengese lokale e cila i takon Kosovës, por që po nxjerrët prej kontestit prej të dyja palëve, për të mos shkuar te marrëveshja finale sa i takon fillimisht Kosovës, për të mos shkuar deri te Asociacioni, sepse si opozitar ka luftuar me të gjitha format e mundshme që kjo të mos ndodh dhe sot kur është vet kryeministër edhe po i kërkohet edhe për shkak të anëtarësimi në Këshillin e Evropës, por edhe për shkak të proceseve të tjera që do të vijnë pas këtij hapi, nuk po e mbërrin që të materializoj statutin e Asociacionit, respektivisht fillimin e implementimit të tij.



