Mijra njerëz në Zimbabve, kanë festuar rënien e pritur të presidentit Robert Mugabe, ndërsa marshuan drejt vendbanimit të tij në kryeqytetin Harare pasi ushtria u përgatiti të rrëzojë udhëheqësin e saj të 37 viteve të fundit.
Qindra mijëra njerëz mbushën rrugët e kryeqytetit të Zimbabvesë duke kënduar, duke vallëzuar dhe përqafuar ushtarët në një shpërthim të kënaqësisë që sundimi i presidentit Robert Mugabe tashmë po përfundonte.
Ndërsa folën për një çlirim të dytë për ish-koloninë britanike, së bashku me ëndrrat e tyre të ndryshimit politik dhe ekonomik pas dy dekadash të thellimit të represionit dhe vështirësive.



