Rikthimi i dopingut te peshëngritja, jep dorëheqjen presidenti Elez Gjoza (VIDEO)

Rikthimi i dopingut te peshëngritja, jep dorëheqjen presidenti Elez Gjoza (VIDEO)

Elez Gjozaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. 

Skandali i fundit i dopingut që përfshiu këtë federatë, me shtangisten Romela Begaj, duket se ka vënë me shpatulla pas muri kreun e peshëngritjes shqiptare. 

Vendimi për dorëheqjen e kreut të shtangës shqiptare është marrë sot pasdite, pas një mbledhje të kryesisë, e cila më pas ia ka deleguar detyran presidentit të ri, Beqiraj.

Begaj rezultoi pozitive në analizat e antidopingut kunddrejt substancën "Stanazolol" një muaj pasi fitoi titullin kampione në shkëputje dhe përfundoi e dyta në dygarësh. 

Rasti në fjalë ishte i 13 në 12 vitet e fundit për peshëngritjen shqipëtare dhe kjo ka "detyruar" tashëm ish-presidentin Elez Gjoza të largohej nga detyra të cilën e mbante që prej vitit 2012. 

Gudar Beqiraj do të jetë president i komanduar dhe ka për detyrë të organizoj kampionatin europian të peshëngritjes për të rritur që do të zhvillohet pikërisht në Shqipëri në muajin Mars.

Menjëherë pas përfundimit të këtij evenimenti do të zhvillohen zgjedhjet për të përcaktuar presidentin e ri të FSHP-së.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy