Në Francë rikthehet frika për një izolim të dytë

Në Francë rikthehet frika për një izolim të dytë

Franca regjistroi në 24 orët e kaluara 5413 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopikns, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv që prej fillimit të pandemisë është rritur në 277 943 kurse totali i vdekjeve është rritur në 30 606.

Francë sheh përpara rrezikun e një izolimi të ri prej rasteve me koronavirus në rritje dhe si shumica e vendeve të Unionit Europian, Parisi i është rikthyer detyrimit për mbajtjen e maskës kurse në Marsejë, baret dhe restorantet mbyllen nga ora 23 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Sipas ‘Reuters’, Komuna lokale e Parisit tha të hënën se do të kërkonte të vinte në dispozicion testimin falas për COVID-19 në të 20 rrethet e kryeqytetit.

Kryetari i bashkisë së Parisit ka njoftuar se do të ngrihen tre laboratorë të përhershëm për të kryer testet falas të COVID-19, si dhe dy laboratorë të tjerë të lëvizshëm që do lëvizin rreth kryeqytetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy