“TCH bënte thirrje të mos zbatonim ligjin, Basha kërkonte pazar!”/ Bushati: Licencat kombëtare, kapje e shtetit (VIDEO)

“TCH bënte thirrje të mos zbatonim ligjin, Basha kërkonte pazar!”/ Bushati: Licencat kombëtare, kapje e shtetit (VIDEO)

Ish-anëtarja e AMA Endira Bushati duke folur në MCN Live tha se një nga fushat ku vërtetohet kapja e shtetit për interesa personale është fusha e medias audo-vizive dhe mënyra si janë dhënë licencat kombëtare. Bushati theksoi se Top Channel dhe Digitalb zaptuan 4 frekuenca që transmetonin kanale pa leje si dhe pengoi internetin 4g në Shqipëri. Bushati tha se në arkivat e AMA-s ka një letër të vitit 2013 ku Top Channel bënte thirrje të mos zbatohej ligji sepse do të vijë në pushtet mazhoranca e re dhe do ketë vendimmarrje tjetër. Sipas Bushatit, Basha nuk i denonconte çështjet sepse donte të kapte mediat dhe të bënte pazar.

Kur ka një pazar që ka në bazë kundërligjshmërinë, gjithmonë prishet, sepse kërkohet një çmim më i lartë nga pala tjetër. Është bërë një luftë e madhe për licencat kombëtare. Dhe nëse ka një fushë ku vërtetohet kapja e shtetit për interesat personale është fusha e medias audo-vizive dhe mënyra e shpërndarjes së licencave kombëtare. TCH dhe Digitalb kanë lindur pa leje në Shqipëri dhe kanë zaptuar 4 frekuenca, nga të cilat transmetonin kanale pa leje. Deri në vitet 2000 ne e dinim që mund të shihnim Rai-n, Mediasetin free. I futi Digitalb në platformën e re, për të parë atë që shteti italian na jepte free.

Kjo gjendje paligjshmërie vazhdoi për vite me radhë. U tentua një licensim në vitin 2007. Në mënyrë të dhunshme nuk u paraqitën subjektet dhe vazhduan të mbesin pa leje. Pastaj shteti tha hajde të bëjmë një strategji për digjitalizimin, që ishte një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar që shteti ishte i detyruar ta zbatonte. Në brezin e frekuencave që duheshin liruar ishin frekuencat e zaptuara ilegalisht nga TCH dhe Digitalb.

Për shumë vite s’ka pasur internet 4g në Shqipëri pikërisht sepse Digitalb nuk lironte frekuencat. Nga shitja e frekuencave 4g shteti shqiptar fitonte para. Vodafone i dha 10-12 milionë euro. E gjithë lufta për të hequr Endirën ishte sepse donin të vazhdonte ashtu. Kishin probleme me vendet fqinje, sepse interferonim me kanalet tona në Mal të Zi deri në Kroaci. Kur drejtoja AMA-n vendosëm që dy rrjete do t’i takonin televizionit publik dhe privatët të kishin tre.

Është në arkivat e AMA-s letra e TCH ku shkruan ju bëjmë thirrje mos e zbatoni ligjin sepse ka mazhorancë tjetër dhe do ketë vendimmarrje tjetër. Në korrik 2013, pa u mbledhur Parlamenti me shumicë socialiste. Çfarë bënë këta? Sapo erdhën në pushtet, Alfred Peza tha ta heqim kryetaren e AMA-s. Drejtori i Digitalb tha e pezullojmë ne garën, do bëjmë 5 licenca kombëtare, do ua merrnin televizioneve lokale dhe i lanë pa rrjet të tyre. Rama deshi t’i jepte rrjet Digitalb-it, donte t’i hiqte një rrjet televizionit publik. Fati i madh ishte që atë tender e kishin fituar gjermanët, dhe erdhi ambasadori gjerman tha tenderi është fituar me vendim gjykate dhe s’mund t’ua marrësh. Atëherë gjetën zgjidhjen më të thjeshtë, nga 5 po u japim tre. Në tregun mediatik shqiptar, tregun e kanë tre familje.

Ligji thotë nëse nuk mbulon 80 për qind e territorit të ikën licenca. Ligji kishte një parashikim për të garantuar pluralizmin në media, shumësi licencash, që mos ketë monopol të së vërtetës. Nëse do licencë do jesh shoqëri anonime dhe një person bashkë me familjarët nuk mund të ketë më shumë 40 për qind të aksione. S’e arritën me Kuvend, e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe u shfuqizua ajo”.

Lidhur me qëndrimet e ish-kryedemokratit Basha, Bushati tha:

PD e drejtuar nga Basha, për këtë çështje flisnim vetëm unë dhe z.Pollo dhe unë gjithmonë kam parë, jo hezitim, por pavarësisht se i thosha z.Basha denoncoi nuk e bënte. Kishte të njëjtin koncept si Rama në qeverisje. E mbani mend që donte t’i jepte znj.Hoxha të drejtën e parkimit në Tiranë. Keni rastin e ligjit të 2017. Bëri marrëveshjen me Ramën për t’i dhënë 5 milionë televizioneve, dëm. Iu dhanë 3 milionë euro TCH. I thashë Bashës si mund të pranohet kjo?! Asnjë përgjigje në mesazh. I thashë këtu po shiten dekodera me akses të kufizuar, nuk ka përse të lexojë vetëm kartën e Digitalb. Kush të lë në Evropë? Ai të thotë dekoderi duhet të jetë universal. Nuk foli as për këtë në çadër. Donte që të bënte pazar. TCH dhe Klani, z.Frangaj është kallëzues për çështjen time në Prokurori. Bëhej vetëm për të më hequr nga detyra ”.

Lidhur me përplasjen Rama-TCH, ku kryeministri postoi së fundmi një dokument ku TV kërkonte 120 milionë nga AZHBR, Bushati thotë:

Ligji shqiptar ka miratuar direktivën evropiane se si duhet të jetë kontenti, programacioni në TV, çfarë quhet reklamë dhe çfarë nuk quhet. Që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë një biznes privat për reklama, është jo shkelje, por vepër penale. Prandaj Rama e nxjerr. Do bien dakord diku për një çmim. Rama do bjerë dakord sepse ka zgjedhjet përpara, dhe nuk e ka luksin të bëjë betejë finale. AMA monitoron dhe të gjitha shkeljet përbëjnë kundravajtje administrative. Kjo e mbulimit përbën heqje të licencës. TCH duhet të kishte rrjetet e veta, Digitalb rrjetet e veta, ADTN të vetat, këta i kanë në një”.

Teksa u ndal te Agron Gjekmarkaj, Bushati tha se ka fjalë që duke qenë anëtar i AMA-s ai ka pasur kontrata me televizionet si analist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy