
Një grup i vogël operativësh të Hamasit planifikuan masakrën kundër Izraelit më 7 tetor duke komunikuar përmes një rrjeti telefonash me tela të futur në sistemin e tyre të tunelit, për të shmangur zbulimin dhe përgjimin nga inteligjenca izraelite.
Një lajm i tillë raportohet nga CNN, duke cituar të dhënat e inteligjencës amerikane.
Sipas raportit, gjatë dy viteve, Hamasi shmangi përdorimin e telefonave celularë dhe kompjuterëve, përdorimin e telefonave fiks dhe takimet personalisht për të planifikuar sulmin përmes “masave të modës së vjetër të kundërzbulimit”.
Linjat telefonike në tunele i lejonin agjentët të komunikonin me njëri-tjetrin fshehurazi pa u gjurmuar nga zyrtarët e inteligjencës izraelite.
Gjatë dy viteve të planifikimit, celula e vogël e cila vepronte në tunele përdori linja telefonike fikse për të komunikuar dhe planifikuar operacionin, por më pas mbeti pezull derisa erdhi koha për t’u aktivizuar dhe për të ftuar qindra luftëtarë të Hamasit për të nisur sulmin në 7 tetor.
Burime pranë inteligjencës amerikane i thanë CNN sesi Hamasi fshehu planifikimin e operacionit përmes masave të vjetra të kundërzbulimit, të tilla si planifikimi i takimeve personale dhe qëndrimi larg komunikimeve dixhitale, sinjalet e të cilave mund të gjurmoheshin nga izraelitët.
Lajmi, ofron informacion të ri se pse Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kaq të papërgatitur për sulmin e Hamasit, i cili pa të paktën 1.500 luftëtarë të derdhur përtej kufirit në Izrael në një operacion që vrau të paktën 1400 izraelitë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i referohen joformalisht tuneleve të ndërtuara nga Hamasi gjatë 15 viteve të fundit ose më shumë si “Metroja e Gazës”.
Tunelet përbëjnë një labirint të madh i cili përdoret për të ruajtur raketat dhe depot e municioneve, si dhe për t’u siguruar militantëve një mënyrë për të lëvizur pa u zbuluar.



