Një shtetas grek 31 vjeç gjeti vdekjen në një aksident rrugor, pasi tentoi të hynte në Shqipëri nga presioni i ndjekjes nga policia greke. Siç raportojnë mediat e shtetit fqinj, Konstantinos Stamoulis po ndiqej nga policia dhe pikërisht në aksin Janinë-Artë, ai hyri në krah të kundërt dhe u përplas me një kamion. Për pasojë humbi jetën edhe pasagjeri 23-vjeçar dhe shoferi i kamionit 63 vjeç. Policia greke po ndiqte trafikantët që nga Larisa, pasi do të bëhej një shkëbim droge. Në makinë u gjetën 6 kilogramë kokainë, 10 kg hashash dhe një shumë e madhe eurosh.



