Të paktën 73 persona janë vrarë nga Izraeli që nga agimi i sotëm. 33 prej tyre u vranë teksa kërkonin ndihmë në qendrat e ndihmës së Fondacionit Humanitar të Gazës.
Lajmi raportohet nga Al Jazeera e cila bën me dije se 13 persona kanë vdekur në një sulm nga forcat izraelite ndaj një tendë në al-Mawasi, në jug.
12 të tjerë u vranë dhe shumë u plagosën në një sulm izraelit në shkollën Mostafa Hafez, e cila strehon njerëz të zhvendosur në perëndim të qytetit të Gazës.
Sipas autoriteteve në Gaza, më shumë se 300 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në 48 orët e fundit.



