
Yevgeny Prigozhin ishte i bindur se Putini do ta falte atë për kryengritjen e qershorit, kur luftëtarët e tij të Wagner pushtuan një qytet në Rusinë jugore dhe forcat e tij rrëzuan disa avionë rusë, vlerëson Insituti kërkimor me bazë në Uashington, ISW, duke cituar raportet ruse.
Sipas ISW, Prigozhin ka të ngjarë të kishte nënvlerësuar se sa i poshtëruar personalisht ishte Putini nga rebelimi i Wagnerit dhe kërcënimi nga forca mercenare për të marrë Moskën dhe për të dëbuar komandantët më të lartë ushtarakë të Rusisë.
“Prigozhin gjithashtu me sa duket e kishte mbivlerësuar vlerën e besnikërisë së tij ndaj Putinit. Putini i kushton një vlerë të konsiderueshme besnikërisë dhe ka shpërblyer shpesh zyrtarë besnikë rusë dhe komandantët ushtarakë edhe kur ata kanë dështuar”, tha ISW në vlerësimin e saj të fundit të ngjarjeve në Rusi dhe Ukrainë.
"Rebelimi i Prigozhinit ishte një akt mosbindjeje e konsiderueshme" tha grupi i ekspertëve.



