Situata e krijuar prej pandemisë ka krijuar një kolaps shëndetësor në Serbi dhe më konkretisht në Beograd i cili është cilësuar edhe si pika më e nxehtë e virusit.
Një prej anëtarëve të Shtabit të Krizave në Serbi, Dr.Predrag Kon, ka deklaruar se sistemi shëndetsësor është në kaos.
Dr.Kon shprehet se kapacitetet në spitalet e kryeqytetit janë mbushur dhe se pacientët e infektuar me Covid po transportohen drejt Pozarevacit.
Dita e djeshme në Serbi ka regjistruar një tjët rekord me 5.500 persona të infektuar.
Këto shifra të larta infektimesh kanë orientuar një mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave në Serbi, e cila do të mbahet të premtën në orën 9:00.
Sipas mediave vendase në këtë mbledhje pritet të diskutohet mbi tre masa të reja kufizuese.



