Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ambasadorin Christopher R. Hill, diplomatin e parë amerikan rezident në vendin tonë pas rrëzimit të regjimit komunist.
Basha ka shprehur mirënjohjen për ndihmën që SHBA kanë dhënë kanë dhënë për Shqipërinë në momentet e vështira të viteve ’90 e në vazhdim.
Ndërsa Hill nga ana e tij ka vlerësuar rolin e Bashës në krye të PD, duke u shprehur se kjo parti ka sjellë një mënyrë tjetër të të bërit politikë.



