Salvini sfidon Brukselin: Më pak taksa dhe ndryshim kursi

Salvini sfidon Brukselin: Më pak taksa dhe ndryshim kursi

“Jemi duke punuar dhe brenda muajit prill, cilado qoftë qeveria, duhet përgatitur një strategji ekonomike. Kam marrë vesh se Brukseli kërkon taksa të reja, ne do të prezantojmë një manovër alternative që bazohet në të kundërtën: më pak taksa”.

Kreu i Lega-s, Mateo Salvini, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve në lidhje me disa pika të programit, ndërsa ka nisur përgatitjet për qeverinë e qendrës së djathtë. “Në Bruksel do të jenë të kënaqur, sepse të gjithë do të jenë të kënaqur nëse Italia rritet”, ka thënë ai ndërsa mori pjesë në asamblenë e parë të deputetëve të zgjedhur.

Salvini ka mbështetjen e themeluesit të Lega-s, Umberto Bossi. Por ai shton se Salvinit i duhet edhe mbështetja e Berluskonit. “Berluskoni ka thënë se do ta bëjë kryeministër. Dhe kur e thotë ai…”, ishte komenti i Bossi-t.

Ndryshe nga e kaluara, Bossi nuk e ka kritikuar linjën politike që po ndjek Salvini në krye të Lega-s. Megjithatë, ai nuk e sheh suksesin e partisë si diçka që ndodh për herë të parë. “Nuk është hera e parë. Para disa vitesh, Lega shkoi në Romë me një “det” parlamentarësh”, tha ai. / Corriere della Sera /  Përgatiti: Gazmira Sokoli /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy