Një aksion blic po zhvillohet pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, ku efektivë të forcave “Shqiponja” kanë mësyrë në vendin ku u vra pak javë më parë Everest Çaka në një atentat mafioz.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbe”, aty ku edhe policia ka shkuar ditën e sotme. Ende nuk dihen arsyet e këtij operacioni, ndërsa siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga MCN, efektivët kryejnë kontrolle në disa banesa.
Si i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit, është Mirjan Dedja, i cili pak pasi iu komunikua akuza e vrasjes arriti të arratisej nga Komisariati i Policisë Elbasan. Ai vijon të qëndrojë në arrati, ndërsa në disa dalje që ka bërë në media, 37-vjeçari Dedja ka mohuar autorësinë e vrasjes. Ai thotë se shoqërohet me viktimën dhe se nuk e ka kryer ai vrasjen.



