Benet Beci merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Benet Beci merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Kreu i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

 Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci.

 Ky i fundit dyshohet për veprën penale të korrupsionit gjatë pozicioneve të mëparshme. Gjithashtu mësohet se avokati i Becit është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.

Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme. 

Pas lajmit se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale. Beci ka ironizuar lajmin e publikuar nga mediat se ka dhënë dorëheqjen pasi është marrë i pandehur nga SPAK.

Gjithashtu me ironi ai ka shkruar se nesë zgjidhet President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë, sipas tij, e tregoi se në Shkodër se ishte i pëlqyeshëm për të dyja palët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy