Duke filluar nga ora 18:00, luhet miqësorja mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, në stadiumin “Air Albania”.
Pas fitores së madhe ndaj Çekisë, për kualifikueset e Europianit, kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të kërkojnë një tjetër triumf.
Tekniku kuqezi, ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion, për t’i dhënë minuta lojtarëve që nuk luajtën të enjten.
Në portë luan Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Balliu në të djathtë, Mihaj e Ajeti në qendër dhe Mitaj nga e majta.
Dyshja e mesfushës para mbrojtjes, do të jetë Asllani-Laçi, ndërsa sulmi përbehet nga Muçi, Bajrami pas Uzunit dhe Asani në të djathtë.
FORMACIONI ZYRTAR:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Mihaj, Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Bajrami, Muçi, Asani, Uzuni.
BULLGARIA: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.



