Gazetarja Jean Carroll akuzon Donald Trump në sallën e gjyqit: Më përdhunoi

Gazetarja Jean Carroll akuzon Donald Trump në sallën e gjyqit: Më përdhunoi

Unë jam këtu sepse Donald Trump më përdhunoi dhe kur shkrova për të, ai tha se nuk ndodhi.

Ai gënjeu dhe shkatërroi reputacionin tim, dhe unë jam këtu për të provuar të rifitoj jetën time.

Me këto fjalë dëshmoi gazetarja Jean Carroll gjatë procesit civil që po zhvillohet në New York, ndaj ish-Presidentit amerikan.

Carroll paditi Trump duke e akuzuar atë se e kishte përdhunuar në dhomën e zhveshjes së një dyqani në vitin 1996 dhe më pas shpifte duke mohuar episodin.

Jean Carroll, e cila aktualisht është 79 vjeç, deklaroi se abuzimi ndodhi në dhomën e zhveshjes së dyqanit Bergdorf Goodman, dyqani luksoz në Fifth Avenue, pesëqind metra larg Kullës Trump.

Gazetarja tregoi në gjykatë se si ajo dhe Trump, të cilët njiheshin prej disa kohësh, përfunduan në seksionin e të brendshmeve, ku ai i kishte kërkuar ta këshillonte për një dhuratë.

Ish-Presidenti i kishte thënë të provonte një palë të brendshme ngjyrë gri dhe ajo e kishte refuzuar. Më pas Trump dyshohet se e shtyu drejt dhomës së zhveshjes dhe aty ndodhi përdhunimi, të cilën gruaja e përshkroi si “jashtëzakonisht të dhimbshëm”.

Më vinte turp. Mendova se ishte faji im. Nga ajo përvojë nuk munda të kisha sërish një jetë dashurie.

Gazetarja tregoi gjithashtu në sallën e gjyqit se ajo u tha menjëherë dy mikeve të saj për gjithë sa kishte ndodhur.

Njëra prej tyre i kishte thënë se kishte qenë një përdhunim dhe se duhej të shkonte menjëherë në polici, ndërsa tjetra e këshilloi të mos i tregonte askujt për këtë sepse Trump ishte i fuqishëm dhe kishte një ekip avokatësh që do ta groposnin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy