Vaksinat nuk duhet të ndërrohen. Nuk dimë çfarë pasojash mund të ketë! (VIDEO)

Vaksinat nuk duhet të ndërrohen. Nuk dimë çfarë pasojash mund të ketë! (VIDEO)

Vaksinat nuk duhet të ndërrohen, që do të thotë se një person që vaksinohet me Pfizer, nuk duhet që doza e dytë të jetë Astrazeneca apo Sputnik V. Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë për MCN TV, tha se një situatë e tillë nuk dihet se çfarë pasojash mund të sillte.

“Vaksinat nuk mund të ndërrohen, sepse bazohemi mbi të dhëna. Nuk kemi asnjë evidencë se çfarë ndodh në atë rast. Nuk është testuar askund. Nuk e dimë dhe duhet të vazhdohet me skemën  e kompanisë së vaksinës”, tha Alimehmeti.

Një pyetje e tillë ka lindur nga shqetësimet e shkruara në rrjetet sociale, që për mungesë vaksinash të Pfizer, dikush dozën e dytë e ka marrë Astrazeneca, por nuk është paraqitur nga institucionet zyrtare si problem.

Ndërkohë në Shqipëri hynë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V dy ditë më parë, ndërsa pritet që të merren edhe dozat e para nga vaksina kineze Coronavac. Të dyja vaksinat duhet që të jenë të lincensuara nga EMA, që të flitet për siguri, dhe lidhur me këtë epidemiologu Alimehmeti tha se Agjencia europiane Rregullatore e Barnave pritet që të japë shumë shpejt vendimin për atë ruse, Sputnik V:

"Kalon në disa nivele shqyrtimi. Në një nga pikat e EMA-s është dhe vizita ku prodhohen të kemi situatën teknologjike ku duhet. Faza e parë dhe e dytë klinike e Sputnik V është publikuar online në 5 shtator 2020, faza e tretë më 2 shkurt. Në 4 mars mori dokumentacionin e plotë dhe nuk është çudi që të kemi një përgjigje shumë shpejt. Spuntik është shumë pranë dhe të dhënat janë premtuese. Për vaksinën kineze ka një publikim 17 nëntor mbi fazën e parë dhe dytë klinike. Fazat e treta klinike janë publikuar veç përmes lajmesh në shtetet përkatëse. Kujdes, është vetëm efektiviteti, mungojnë intervali i besueshmërisë, të dhënat mbi sigurinë, derisa t’i shohim të dhënat s’flasim dot me kaq siguri. Nuk më mjafton fakti që një kanal mediatik thotë e bëmë kemi këtë efektivitetit. Spiuntik është më përpara. Certifikimi është hallkë shumë e rëndësishme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy