
Tre vite pas tërmetit që goditi vendin tonë, shumë ndërtesa në Durrës nuk janë riparuar ende. Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga procesi i rindërtimit, ndërsa thonë se dhe në ato raste ku është ndërhyrë, cilësia e punimeve është e dobët. Nga ana tjetër, shumë qytetarë thonë se nuk po marrin as bonusin e qirasë.



