Putin: Bombardimet do marrin fund vetëm kur Mariupol-i të dorëzohet

Putin: Bombardimet do marrin fund vetëm kur Mariupol-i të dorëzohet

Gjatë një deklarate zyrtare Kremlini tha se presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez se bombardimi i qytetit të Mariupol do të përfundojë vetëm kur trupat ukrainase të dorëzohen.

Por zyrtarët francezë thanë se lideri rus kishte rënë dakord të shqyrtonte planet për evakuimin e civilëve nga qyteti.

Zyrtarët nga pallati Elyseé i Francës e quajtën situatën në kjëtë qytet katastrofike dhe shtuan se civilët duhet të mbrohen dhe duhet të largohen nga qyteti nëse dëshirojnë.

 Ata duhet të kenë akses në ndihma ushqimore, ujë dhe ilaçe që u nevojiten.

Franca, së bashku me Turqinë, Greqinë dhe disa grupe humanitare, i kanë paraqitur Putinit një plan për të evakuuar qytetin.

Zyrtarët thanë se Putin i tha Emmanuel Macron-it se ai do të "mendojë" për propozimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy