
Një ditë para zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta ka një mesazh për qytetarët. Kreu i shtetit u kujton atyre se pavarësisht ideve të ndryshme politike, duhet të mbizotërojë bashkëjetesa paqësore. Mesazhi i Metës Të dashur miq! Kënaqësi t'ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës. Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.



