SPAK vend vakant në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave, askush nuk shfaq interes

SPAK vend vakant në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave, askush nuk shfaq interes

Mungon interesi për të punuar në SPKA. Kjo pasi pozicioni i punës së Përgjegjësit të Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në SPAK, vijon të mbetet bosh.

Prokuroria e Posaçme njofton se për këtë pozicion vakant nuk është paraqitur asnjë kandidaturë, pavarësisht shpalljes së vendit të lirë.

Njoftim përfundimtar

Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

Një Përgjegjës i Sektorit të Buxhetit dhe Prokurimeve, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1

Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy