Ndotja Bovillë, Muka: Institucionet kanë përgjegjësi, s’kemi laboratorët e duhur për analizat e ujit (VIDEO)

Ndotja Bovillë, Muka: Institucionet kanë përgjegjësi, s’kemi laboratorët e duhur për analizat e ujit (VIDEO)

Ujëmbledhësi i Bovillës, i cili garanton furnizimin me ujë të banorëve të kryeqytetit, është mbuluar nga mbetjet plastike. Drejtuesit e ujësjellësit të Tiranës e justifikojnë këtë situatë me shirat e ditëve të fundit.

Lidhur me këtë situatë në një lidhje skype me ‘MCN Live’ mjeku epidemiolog Taulant Muka u shpreh se duhet të kishte pasur një reagim nga institucionet për të informuar publikun për cilësinë e ujit që vjen në çezmat tona.

Drupal Ad

Ai tha se pamjet janë shqetësuese dhe kjo ndikon në shëndetin e qytetarëve pasi uji është baza elementare që shteti duhet të garantojë. Sipas tij ne na mungojnë laboratorët e duhur për të garantuar analizat e ujit.

Është shumë shqetësuese të shohësh ato pamje që pikërisht furnizohet 60% e popullatës së Tiranës, 300-400 mijë veta e përdorin këtë uji.

Duhet të kishte përgjegjshmëri dhe hapa konkretë për të siguruar qytetarët e Tiranës se uji që vjen në çezmat tona është me kualitet. Kur shoh këtë pamje ISHP është institucioni kryesor ku përfshihet dhe roli i tij baza, sa analiza bënë ai në vit në lidhje me ujin që vjen në rubinetet e çezmave tona. Ku duhet të ishte reagimi i parë i ISHP nëse po i bënë analizat sikurse e kërkon dhe ligji shqiptar. Unë po shikoja dhe për një raport vjetor mbi sigurinë e kushtet e ujit në Shqipëri dhe nuk po e gjeja, nuk e di nëse ka një raport të tillë.

Më tej ai shtoi se kjo situatë kërkon analiza të thella për të kuptuar se ku jemi me sëmundshmërinë në Shqipëri.

Fakti që ne si shoqëri s’kemi besim te institucionet tona na kushton shumë, së pari me shëndetin tonë, të prindërve tanë, fëmijët dhe kjo është shumë e rëndë për shoqërinë sepse uji është baza që shteti duhet të garantojë.

Ne lahemi, gatuajmë me këtë ujin, dhe nuk kemi garancinë e asaj që konsumojmë dhe e dyta institucionet tona e kanë hequr përgjegjësinë nga vetja, çdo qytetar shqiptar i paguan 10-30 mijë lekë shtetit për ujin dhe ai duhet të përgjigjej, dhe harxhon deri në 60 mijë lekë të vjetra për të blerë ujin që pimë dhe gatuajmë.

Ne nuk kemi laboratorët e duhur për të garantuar sigurinë e ujit në popullatën shqiptare dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të ligjit dhe çdo institucion që është në shkelje ka përgjegjësi ligjore për shkeljen e asaj VKM. Institucionet duhet të kishin reaguar dhe qartësuar publikun për çdo rast në lidhje me cilësinë e ujit të pijshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy