Banorët e ish-Kënetës: Hera e tretë që përmbytemi. Institucionet nuk janë dukur fare, nuk funksionojnë hidrovorët (VIDEO)

Banorët e ish-Kënetës: Hera e tretë që përmbytemi. Institucionet nuk janë dukur fare, nuk funksionojnë hidrovorët (VIDEO)

Situata në Durrës vijon të jetë problematike, veçanërisht në zonën e ish-Kënetës, konkretisht në bllokun përreth Burgut, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme.

Korrespondentja e MCN, Ervina Garo, ka intervistuar banorët e zonës, të cilët shprehin indinjatën e tyre për situatën e krijuar, duke theksuar se përmbytjet ndodhin brenda pak minutash reshje shiu. 

Sipas tyre, kjo është hera e tretë që përballen me përmbytje, ndërsa hidrovoret dhe pompat e ujit nuk funksionojnë.

Sipas të dhënave paraprake, në Durrës janë rreth 800 banesa që kanë ujë në oborre dhe në brendësi të tyre, ndërsa rreth 180 banorë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.

Një nga banorët shprehet:

Dje nga ora 19:00 deri në 19:10, në shtëpinë time nuk kishte ujë, por mjaftuan vetëm 10 minuta shi që gjithçka të përmbytej. Shkaku është liqeni dhe mosfunksionimi i pompave.

 Duhet të ishin dy pompa në punë, por nuk funksionojnë. 

Firmat që kanë marrë tenderët duhet të mbajnë përgjegjësi. Jemi përmbytur në pak minuta, kjo është hera e tretë dhe askush nga pushteti nuk ka ardhur të na ndihmojë.

Një tjetër banor thekson se përmbytjet janë kthyer në një fenomen të përsëritur. 

Në ish-Kënetë, sapo bien shirat, liqeni nuk kontrollohet dhe nuk hapet. Jemi përmbytur tre herë brenda një viti dhe asnjëherë nuk jemi dëmshpërblyer.

Situata është katastrofike dhe se asnjë institucion nuk ka shkuar në terren për t’i informuar apo ndihmuar. 

Nga të gjitha anët jemi nën ujë. Nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i institucioneve për të na thënë çfarë do të bëhet. Askush nuk është evakuuar në këtë zonë, ndërkohë që në banesa ka deri në gjysmë metri ujë. 

Sipas banorëve, dy hidrovoret në zonë nuk funksionojnë, ndërsa Bashkia e Durrësit, sipas tyre, nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy