Avokati Marsid Gupi thotë se së pari i intereson Edi Ramës që Erion Veliaj të dalë nga linja politike.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çani në MCN TV ai tha se “kokën” e Veliajt e duan dhe të tjerë përveç Ramës.
Por sipas tij, Edi Ramës i duhet të sakrifikojë Veliajn, për të mbajtur pushtetin.
Është krijuar bindja se dy njerëz janë të paprekshëm nga SPAK, Rama dhe Veliaj dhe për të thyer këtë lloj besimi, Rama i duhet të lëshojë nga vetja.
Një subjekt që është në rritje, Rama për t’i paraprirë rrezikut se ka një intuitë politike, është i pari që i intereson goditja e Veliajt.
Nuk është i gatshëm akoma pasardhësi nëse posti i rrezikohet. Edi Ramës i duhet të sakrifikojë Veliajn, për të mbajtur pushtetin.
Nganjëherë për të legjitimuar diçka më të madhe, duhet të bësh kurban diçka. Janë dhe personazhe të tjera të cilët janë të pakënaqur nga fuqizimi i Erion Veliajt.
Është një nga njerëzit që kur vinte Aleks Soros, i thoshte “vëlla”, dilnin të dy bashkë dhe ishte një nga elementët që ndikonin më shumë nga politika shqiptare.
Për sa kohë ndaj Veliaj nuk ka akoma masë sigurie, tregon që Veliaj ka akoma fuqi politike.



