Frikë në Ballkan/ 80 ushtarë të UÇK, kërcënojnë Ivanovin: Jemi të gatshëm për luftë

Frikë në Ballkan/ 80 ushtarë të UÇK, kërcënojnë Ivanovin: Jemi të gatshëm për luftë

Pas deklaratës së presidentit të republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov se armata e Maqedonisë është e gatshme për të mbrojtur integritetin dhe stabilitetin në vend, ka ardhur një reagim nga shqiptarët. Grupi i quajtur “UÇK-AKSH Tetovë” ka reaguar nëpërmjet një komunikate ku deklarojnë se janë të gatshëm për luftë, shkruan Tetova sot.

Në komunikatë i bëhet thirrje presidentit Ivanov nga 80 ushtarë që thonë se janë të pozicionuar në Sharr dhe shumë shpejt do t’i çlirojnë trojet etnikisht të pastra shqiptare.

“I bëjmë thirrje ‘presidentit’ Ivanov dhe ushtrisë së tij se ne jemi më të gatshëm sesa ata dhe shumë shpejt do të përballemi me ta. Ne jemi një grup prej 80 ushtarësh dhe jemi të pozicionuar në Sharr dhe shumë shpejt do t’i çlirojmë trojet e etnikisht të pastra shqiptare dhe do ta shpallim Republikën e ILIRIDËS”, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, Xhezair Shaqiri, ish-komandant “Hoxha” i UÇK-së ka komentuar publikimin e kësaj komunikate dhe thotë se çdo fishek që kriset në këto momente është në favor të VMRO të Gruevskit.
“Çdo fishek që kriset në këto momente nga kushdo qoftë nga shqiptarët kjo do të shkojë në favor të krimineleve të VMRO. Kritika do të ketë në drejtim të shkrimit tim por unë kam saber Elhamdulilah dhe do ta shohim fundin e unë do të jem në situatë më të mirë për kritika”, shkruan ai.

DEKLARATA E IVANOV

Po sot, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, i cili nuk ka pranuar të mandatojë Zoran Zaev për krijimin e qeverisë për shkak të marrëveshjes me shqiptarët deklaroi se armata është e gatshme me çdo kusht të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.

Këtë deklaratë Ivanov, komandanti suprem i Forcave të Armatosura, e bëri në aktivitetin e 25-vjetorit nga marrja e Karakolit “Ramna Niva” nga pjesëtarët e ARM-së dhe ngritjen e flamurit të Republikës së Maqedonisë në kufirin shtetëror.

“Edhe sot, sikur edhe para një çerek shekulli, po ballafaqohemi me sfida. Por edhe sot sikur para çerek shekulli, e kemi Armatën e Republikës së Maqedonisë e cila është mbrojtëse nga kërcënimet, krenari për qytetarët dhe shpresë për paqe në vend”, ka deklaruar Ivanov.

Kujtojmë se edhe ambasadori i Bullgarisë në NATO Bojko Noev ka paralajmëruar sot se do t’i kërkojë urgjentisht Bashkimit Europian një mision stabilizues që të parandalojë përshkallëzimin e destabilitetit politik në Maqedoni.

I interesuar drejtpërdrejt për situatën në vendin fqinj për shkak të një numri të madh bullgarësh që jetojnë në këtë vend, Noev tha se Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke shtuar se kantonizimi praktikisht tashmë ka filluar. Noev shton se tani çështja qëndron në faktin nëse vendi përfundimisht do të ndahet në mënyrë të qetë ose të dhunshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy