PD vë në lëvizje strukturat/ 24 kordinatorë do të punojnë me degët, Basha kërkon rikthimin e "të vjetërve"

PD vë në lëvizje strukturat/ 24 kordinatorë do të punojnë me degët, Basha kërkon rikthimin e "të vjetërve"

Partia Demokratike do ta vijojë aksionin opozitar edhe gjatë muajve të verës. Kreu i PD, Lulzim Basha, ka lëshur një urdhër,  i cili kërkon që, deri në 31 gusht, një grup i posaçëm pune të monitorojë përmbushjen e disa detyrave organizative nga strukturat lokale.
Ndërkohë, ndryshime janë bërë edhe sa u takon koordinatorëve të partisë.
Basha ka caktuar koordinator në Shkodër Gazmend Bardhin, i cili do të zëvendësojë Flamur Nokën, që do të zhvendoset si koordinator në Elbasan.
Urdhri i Bashës parashikon që, deri në datën 20 korrik degët duhet të bëjnë kalendarin e punës deri në 31 gusht, që është afati maksimal për kryerjen detyrave dhe monitorimin e tyre nga grupi i punës.
Ky grup pune përbëhet nga 24 koordinatorë, që mbulojnë 70 degët e Partisë Demokratike. Koordinatori ka për detyrë të ndjekë të gjithë procesin e përmbushjes së detyrave, sipas urdhrit të Bashës, dhe përgjigjet për veprimtarinë e tij përpara kryetarit të Partisë.
Urdhri parashikon që gjatë procesit të plotësimit të strukturave drejtuese të PD në çdo degë, të afrohen personat me kontribute historike në parti, duke e kombinuar me afrimin e grave dhe të rinjve.
GRUPI I PUNËS PËR KOORDINIMIN E VEPRIMTARISË ORGANIZATIVE NË NIVEL QARKU
Nr.    QARKU     KOORDINATOR

RAJONI TIRANA 1
(Degët 1, 2, 3)      HEKURAN HOXHALLI

RAJONI TIRANA 2
(Degët 4, 5, 12)    ALBANA VOKSHI

RAJONI TIRANA 3
(Degët 6, 7, 8)      ALDO BUMÇI

RAJONI TIRANA 4
(Degët 9, 10, 11)  ORJOLA PAMPURI

RAJONI TIRANA 5
(Degët 14, 15, 16) EDMOND SPAHO

RAJONI TIRANA 6
(Degët 13, Vorë, Rrogozhinë)  OERD BYLYKBASHI

RAJONI TIRANA 7
(Degët Kavajë, Kamëz, Paskuqan)    EDI PALOKA

RAJONI DURRËS 1
(Dega Durrës)       GENT STAZIMIRI

RAJONI DURRËS 2
(Dega Shijak, Krujë, Fushë-Krujë)    BUJAR VUKAJ

RAJONI ELBASAN 1
(Degët Elbasan, Librazhd, Prrenjas)  FLAMUR NOKA

RAJONI ELBASAN 2
(Degët Belsh, Cërrik, Gramsh, Peqin)         ALBERT AVDYLI

RAJONI FIER 1
(Degët Fier, Patos dhe Mallakastër)  ARBEN IBRO

RAJONI FIER 2
(Lushnje, Divjakë dhe Roskovec)      BERNARD BANUSHI

RAJONI VLORË 1
(Degët Vlorë dhe Selenicë)       ERVIN MINAROLLI

RAJONI VLORË 2
(Degët Himarë, Delvinë, Sarandë)     ILIR DERVISHI

RAJONI SHKODËR 1
(Degët Shkodër dhe Malësi e Madhe)         GAZMENT BARDHI

RAJONI SHKODËR 2
(Degët Vau i Dejës dhe Pukë)  AHMET PREMÇI

RAJONI KORÇË 1
(Degët Korçë, Maliq, Kolonjë) SAHIT DOLLAPI

RAJONI KORÇË 2
(Degët Pogradec, Devoll)         ENDRI HASA

LEZHË FLAMUR HOXHA
BERAT TAULANT ZENELI
DIBËR ENKELEJD ALIBEAJ
GJIROKASTËR ERVIN SALIANJI
KUKËS KRESHNIK ÇOLLAKU

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy