Një tjetër eurodeputet kundër bojkotit të opozitës, Kukan: BE nuk e pëlqen bojkotin e Parlamentit!

Një tjetër eurodeputet kundër bojkotit të opozitës, Kukan: BE nuk e pëlqen bojkotin e Parlamentit!

Eurodeputeti Eduard Kukan, i cili e njeh mirë realitetin politik në Shqipëri, është shprehur kundër bojkotit që është duke zhvilluar opozita.

Eurodeputeti sllovak, i cili foli gjatë një tryeze diskutimi në Parlamentin Evropian me titull “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”.

Kukan mori shembull disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që sipas tij, për shkak edhe të zhvillimeve të fundit, ka marrë vëmendje nga Bashkimi Europian.

“Askush në Bashkimin Evropian nuk e pëlqen bojkotin. Sjellja e hijes së të kaluarës nuk është e dobishme apo procesi i zgjerimit do të bëhet edhe më i vështirë me kalimin e viteve” theksoi eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan

Ai nënvizoi se nacionalizmi është në rritje në vendet e rajonit dhe politikanët po e përdorin për të tërhequr votuesit e tyre.

"Nacionalizmi po rritet, më vjen keq që e them këtë dhe po keqpërdoret sidomos nga elita politike për t’i tërhequr votuesve të tyre. Bojkoti i Parlamentit po bëhet një lloj sporti në rajonin e Ballkanit. Shikoni përreth Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën! Kur ne diskutojmë për situatën e bojkotit të parlamentit, anëtarët e BE-së nga të gjitha grupet politike do të thonin se vendi për debat politik është Parlamenti." u shpreh eurodeputeti Kukan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy