Regjistrimi i mjeteve për herë të parë/ Rama: Nga sot eliminohet koha e pritjes dhe kosto të tjera

Regjistrimi i mjeteve për herë të parë/ Rama: Nga sot eliminohet koha e pritjes dhe kosto të tjera

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjete sociale një lajm për gjithë qytetarët dhe subjektet që regjistrojnë mjetet rrugore për herë të parë.

Kreu i qeverisë thotë se duke nisur nga sot eliminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.

Do të hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njehsime me origjinalin nga dokumentet me gjuhë të huaja.

Kjo sipas kryeministrit i kursen qytetarëve shqiptarë 300 mln lekë në vit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Nga data 24 janar DPSHTRR njeh: Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze,

Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE,

Të dhënat e fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy