Sherri për çadrat në Ksamil/ Zhupa: Konflikti i prodhuar nga shteti, nuk ndan plazhet përpara hotelit

Sherri për çadrat në Ksamil/ Zhupa: Konflikti i prodhuar nga shteti, nuk ndan plazhet përpara hotelit

Sherri mes dy sipërmarrësve në Ksamil, një konflikt që përfundoi me përdorimin e sendeve të forta dhe edhe me plagosjen e një personi në Sarandë, si dhe vendosjen e tritolit, janë disa nga rastet që kanë karakterizuar sezonin turistik në Sarandë.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një komunikim për “MCN Live” ka akuzuar qeverinë dhe policinë për shkaktimin e këtyre konflikteve, duke theksuar se ato lidhen me menaxhimin e dobët të plazheve përpara hoteleve.

Situata në Sarandë është alarmante, duke shtuar se qytetarët janë të terrorizuar dhe ndiejnë një pasiguri të madhe në ambientet publike. Çdo ditë ndodhin ngjarje të rënda, si tritolimin e makinave, tentativat për vrasje, plagosje të ish-policëve dhe përplasje mes grupeve rivale. Situata është si një gjendje të frikshme dhe të pasigurt për qytetarët e Sarandës.

Po të shohësh mesazhet që po më vijnë çdo ditë në telefon, qytetarët janë të shqetësuar. Ata po jetojnë në ankth, sepse nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë në çdo moment. Ky është një sezon turistik i shkatërruar për ata që e kanë këtë punë pjesë të jetës së tyre. 

Me këtë rast duhet kritikuar policia për menaxhimin e dobët të konflikteve dhe për mungesën e masave parandaluese, duke theksuar se policia duhet të kishte shtuar prezencën e saj në Sarandë dhe të kishte monitoruar më shumë terrenin për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sa i përket konfliktit në Ksamil, Zhupa e cilëson këtë si një pasojë të politikave të shtetit, duke theksuar se shteti nuk ka ndarë plazhet përpara hoteleve, ashtu siç kërkon ligji. 

Konflikti ne Ksamil, është një konflikt i prodhuar nga shteti sepse shteti nuk ndan plazhet përpara hotelit në mënyre siç e kërkon ligji siç është edhe logjika e shfrytëzimit edhe te plazheve dhe për shkak të biznesit ose hotelit dhe e le ta zgjidhin njerëzit me vetëgjyqësi, dhe normalisht ashtu do te përfundojë, dhe te krijoje vatra konflikti për qytetarët. 

Për shkak të mangësive në menaxhimin e plazheve dhe biznesit, shteti i ka lënë njerëzit të zgjidhin problemet me vetëgjyqësi, dhe kjo ka sjellë konflikte mes qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy