Nga Teuta Shamku
Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sonila Qato në një intervistë për TemA TV, ka deklaruar se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk mund ta çojë Ligjin për Kompensimin e Pronës në Gjykatë Kushtetuese, para se ai të botohet në Fletoren Zyrtare.
Ndërsa është shprehur se Presidenti duhet të mbrojë interesin publik, para atij personal.
Sipas saj institucioni i Presidencës në asnjë element të opinionit ligjor të Dekretit të Presidentit (ligjin e kthyer) nuk ka të dhëna të sakta apo kundështime që kanë lidhje me Ligjin e ri.
Qato nënvizon se asnjë element I ligjit nuk bie në kundërshtim me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.



