
Pedagogu Marsin Gupi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se ultimatumi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është i bazuar në fakte pasi ai e tregoi fuqinë e tij duke goditur Sinuarin, dhe liderë të tjerë kryesorë.
Më tej, Gupi tha se ultimatumi është paralajmërimi i asaj që do vijë më pas, shkatërrimin total të fronit lindor.
Bibi dha në ultimatum që konsiston në veprime. Në kuptimin real të politikës e tregoi fuqinë pasi goditi liderin. Ka goditur disa liderë. Lëvizja e fundit ishte “Shah mat”. Ultimatumi i tij konsiston në fakte, në prova. Në terma realë të politikës, ky ultimatum është i bazuar dhe ka raport me frikën dhe fuqinë dhe ato imazhe i tregojnë mbështetësve dhe atyre që janë anëtarë të Hamasit që ose ndalini ose do të përfundoni më keq.
Unë mendoj që ky ultimatum është paralajmërimi i asaj që do vijë më pas, i cili është shkatërrimi total i frontit lindor.



