Vasili denoncon: Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri (VIDEO)

Vasili denoncon: Rama merr të drejtën e blerjes së arit në Shqipëri (VIDEO)

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, denoncoi një vendim të Kuvendit të Shqipërisë që mban datën 20 qershor, sipas të cilit kryeministri i merr të drejtën qeverisë shqiptare të blejë arin e Shqipërisë dhe ja kalon vetes.

Duke ju referuar këtij 'rrëmbimi' kompetencash si skandal, Vasili thotë se ky është një ligj që vjen erë, por era bëhet shumë më e rëndë sepse bëhet fjale për arin e Shqipërisë.

Nënkryetari i LSI-së thotë se këtë skandal do ta denoncojnë në të gjitha kancelaritë perëndimore dhe agjencitë e specializuara për këto çështje të renda.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT:

Edi Rama i ka dhene vetes ne menyre individuale te drejten, qe bleje vetem ai, me urdher te tij,arin e Shqiperise dhe jo qeveria sic ka qene e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt.

10.04. 2008.

Parlamenti i Edi Rames ka votuar ndryshimin e nje pike te vetme ne ligjin e Rezervave Materiale te Shtetit,pikerisht nenin 10.

Me kete ndryshim kryeministri ja ka hequr Qeverise te drejten qe te vendose, si deri me sot,per Mallrat e grupit A ku eshte ari pjese kryesore e tyre dhe ka ligjeruar rrembimin ne grushtin e tij.

Ne relacion skandaloz shpjegues te qeverise, qe shoqeroi ligjin thuhej se: kjo behej,qe keto blerje te kryheshin me shpejt,pra te mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverise dhe se hierarkia e akteve te tjera e kerkonte.

Ky mashtrim eshte sa bajat aq edhe provon qellimet e erreta personale te kryeministrit ne kete afere.

Ka disa pyetje te pakapercyeshme,qe duan pergjigje.

1.Perse kete vendimarrje shume te rendesishme te qeverise ai e rremben ne grushtin e tij?

2.Perse genjen me shkakun gjoja per te bere blerjet me shpejt,kur dihet boterisht qe kryeministri e mbledh sa here te doje qeverine,bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat te cilet e kane bere dhe e bejne me dhjetra here?

3.Perse genjejne me hierarqine e akteve,kur dihet, qe per shkakun se grupi A permbante mallra me peshe si ari dhe argjendi ky atribut duhet te ishte vetem i qeverise?

4.Ç'qellim i erret fshihet pas ketij veprimi juridikisht te pajustifikueshem e denueshem.

5.interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimarrja e hapur ne mbledhjen e qeverise per keto mallra ku ben pjese edhe ari,argjendi?

6.Perse nuk ka asnje rast te pershkruar ne relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes se mallrave te grupit A qe i detyrokerka sot qe ti marre kryeministri ne grushtin e vet?

7.Perse nuk ka asnje ndryshim tjeter as ne Ligj dhe as ne VKM Nr.1128 date 5.08.2008 per grupet e tjera te mallrave, te cilat jane edhe ato pjese e Rezervave Materiale te Shtetit?

Kryeministri e ka rrembyer permes parlamentit kompetencen e Qeverise per blerjen e Malllrave te Grupit A pra arit ne menyre qe te vendose ai dhe vetem ai dhe me urdherin e tij per blerjen e arit.

Kryeministri e ka bere trashe,ne menyre brutale dhe pa asnje arsye bindese sepse arsyet e verteta jane te tjera...

Eshte e qarte qe ky eshte nje ligj,qe vjen ere, por era behet shume me e rende sepse behet fjale per arin e Shqiperise.

Meqenese prokuroria shqiptare dihet tashme boterisht qe eshte teresisht e kapur dhe ka mbyllur syte dhe vazhdon te mbylle syte,

ne se pari po e denononcojme hapur e publikisht,qe te gjithe shqiptaret te hapin syte se ç'po ndodh me arin e tyre dhe me tej do ta denoncojme edhe ne te gjithe kancelerite perendimore dhe agjensite e specializuara per keto ceshtje te renda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy