Familja në Elbasan në varfëri ekstreme kërkon asistencë sociale për djalin me probleme të shëndetit mendor (VIDEO)

Familja në Elbasan në varfëri ekstreme kërkon asistencë sociale për djalin me probleme të shëndetit mendor (VIDEO)

Një familje në lagjen “banesa të Elbasanit” po jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Korrespodenti i MCN tv Enes Molla, ishte sot me mikrofonin e “MCN live”, në familjen Bylyky, zonja e shtëpisë së të cilës, krahas jetesës në varfëri ekstreme me burrin e sëmurë dhe tre fëmijët, përballet edhe me sëmundjen e shëndetit mendor të djalit të saj të madh.

Me këtë rast ajo kërkon ndihmën e pushtetit vendor dhe jo vetëm.

Djali im Klajdi Bylyku, 16 vjeç, është me probleme mendore dhe bashkia ma ka hequr Kempin për të, edhe në shkollë, as mësuesit nuk kanë çfarë ti bëjnë sepse bën sjellje agresive. Unë nuk kam mbështetje nga askush, ai poashtu rrezikon jetën e dy vëllezërve dhe të motrës, nuk kam mjekim. Edhe burrin e kam të operuar dhe ai nuk punon dot, nuk kam as para për të blerë ilaçe, prandaj kërkoj ndihmën e institucioneve që të më rikthejnë asistencë sociale për djalin dhe ti rilidhet kempi.

Ne jetojmë me 150 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike, dhe krahas varfërisë ekstreme, me duket me u përballuar me sëmundjen e djalit.

Kam borxhe ne dyqane ushqimore e furrë buke, që shkojnë diku te 500 mijë lekë të vjetra. Më ndihmoni si tv që të më lidhet kempi për djalin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy