110 shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Itali për shak të koronavirusit, kanë ardhur në Shqipëri. Mësohet se avioni me shqiptarët ka mbërritur në Rinas dhe është bërë i mundur riatdhesimi i 110 shtetasve.
Si gjithë të ardhurit nga jashtë, 110 shqiptarët do të duhet të qëndrojnë në një dhomë hoteli për 14 ditë, ku do të paguajnë 7 euro për ushqimin, ndërsa akomodimin e kanë të paguar nga qeveria. Shqiptarët kanë paguar edhe biletën e avionit gjithashtu.
Mëngjesin e sotëm janë riatdhesuar edhe 45 shqiptarë nga Turqia, Ndërsa më planin e parë janë riatdhesuar 1379 shqiptarë të bllokuar në Europë. Nga Rinasi, u dërguan në Itali 80 persona ditën e sotme. Në ditët në vijim dio të ketë riatdhesime nga Milano.



