Një përleshje ka ndodhur mes protestuesve dhe policisë serbe në afërsi të Jarinjës, raportojnë mediat në Kosovë.
Kujtojmë që grupi famëkeq dhe paramilitar rus “Wagner” ka thirrur një protestë në kufirin me Jarinjën, në anën e Serbisë.
Raportohet se në pikën kufitare në Jarinjë janë vendosur forca të KFOR-it, ndërsa në kufi janë vendosur barrikada me tela. Protestuesit me maska kanë djegur një pankartë me shkrimin "Marrëveshja e Brukselit".
Po ashtu ata kanë kënduar këngë kundër Kosovës me thirrjet "Kosova është zemra e Serbisë". Truri i protestës duket se është Damjan Knezheviç, njeri i afërt grupin paramilitar rus, Wagner.
Ndër të tjera protestuesit u kanë bërë thirrje policëve “të futen në Kosovë” ndërsa ka pasur ofendime edhe ndaj NATO-s.



