Ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Deri në orët e pasdites do të jemi në mbizotërimin vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin në vendin tonë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore.

Por në orët në vijim parashikohet përmirësim i lehtë dhe gradula i kushteve të motit në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë max mbi 60 km/h nga drejtimi verior–veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit mbizotëron nga masa ajrore të paqëndrueshme duke diktuar reshje shiu e dëbore, Konkretisht; Europa veriore dhe ajo Lindore dominohen nga stuhi të fuqishme ere dhe reshje të dendura dëbore.

Vijon me shira intensive dhe stuhi të forta ere Britania e madhe, Europa qendrore si edhe gadishulli i Ballkanit, si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare e zhvilluar prej disa ditësh në qendre te kontinentit. Ndërsa vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë vetëm Europa Jugperëndimore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy