Kaos në aeroportin e Mynihut/ Anulohen fluturimet, paralizohet transporti në Gjermani

Kaos në aeroportin e Mynihut/ Anulohen fluturimet, paralizohet transporti në Gjermani

Më shumë se 760 fluturime janë anuluar në aeroportin e Mynihut të shtunën. Kjo për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe motit të keq, i cili ka goditur pjesën më të madhe të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.

Në një njoftim zyrtar, aeroporti thotë se fluturimet do të anulohen deri pasditen e së dielës.

Ndërkohë, për shkak të stuhive të borës janë pezulluar edhe shërbimet e autobusëve dhe tramvajit dhe disa shërbime të trenave në Mynih.

Stacioni kryesor i trenit u mbyll plotësisht për transportin vendas, ndërsa edhe shërbimet ndërqytetëse u pezulluan në mënyrë të pjesshme duke shkaktuar kaos dhe paralizim të gjithë transportit.

Hekurudhat gjermane paralajmëruan se trafiku i trenave do të jetë i rënduar deri të hënën kjo për shkak të shtyrjes së orareve.

Në disa zona të Bavarisë jugore, banorëve iu kërkua të mos largoheshin fare nga shtëpitë e tyre, për shkak të kushteve të motit.

Vetëm në Mynih raportohet se ka rënë mbi 45 cm borë, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë që prej vitit 1933.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy