SHBA/ Kompania "Airbnb" ndalon përdorimin e shtëpive për festa

SHBA/ Kompania "Airbnb" ndalon përdorimin e shtëpive për festa

Kompania “Airbnb”  ka vendosur të ndalojë organizimin e festave në shtëpitë e marra me qira në platformën e saj.

Vendimi erdhi menjëherë pas përgjakjes së “Halloween”-it në Kaliforni, ku gjatë një feste në një shtëpi të marrë me qira në “Airbnb” në Orinda, jo shumë larg nga Oakland, pesë persona u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri.

"Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për të luftuar festat e paautorizuara dhe për të hequr qafe mysafirë abuzivë dhe pronarë që nuk ndjekin rregullat", shprehet Ceo i kompanisë Brian Chesky në Twitter, duke shpjeguar se kushdo që shkel rregullat e reja do të hiqet nga platforma.

Chesky e quajti "të papranueshme" atë që ndodhi në Kaliforni, në një shtëpi ku festat ishin të ndaluara dhe ku ishin mbledhur rreth njëqind njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy