Ish-prokurori Eugen Beci i ftuar në emisionin Fact Check në MCN TV duke komentuar mbi ligjin e dekriminalizmit deklaroi se ky ligj ka dështuar dhe se cenon parimet dhe të drejtat e njeriut.
Ndërsa duke ditur se jemi vetëm 4 muaj para zgjedhjeve ende asnjë parti nuk ka dërguar lista dhe formular dekriminalizmi, Beci tha se kjo kohë është e pamjaftueshme, pasi minimalisht duhen 6 muaj për hetimin e një personi.
Politika me vazhdimin e ligjit të dekriminalizmit do të thotë se ka gjetur shtigje për të futur persona që kanë pasur probleme me ligjin dhe për tu zgjedhur dhe për tu emëruar në funksione publike. Në thelb shoqëria jonë dështoi të zgjedhë me votë njeriun e pastër dhe krijoi këtë ligj, i cili në pikëpamje tekniko legjislative nuk di të them se ka shtete të tjera që e kanë këtë ligj, sepse ai cenon dhe përplaset me disa parime kushtetuese. Fakti që është shumë i ashpër shpesh herë tregon se cenon dhe të drejtat themelore të njeriut. Politika në përgjithësi duke qenë se në këtë ligj janë futur shumë teknika cenon dhe të drejtat themelore të njeriut. Për sasinë e personave që do duhet të kalojnë në këtë filtër është hetim i mirëfilltë për të gjithë qoftë dhe administrativ dhe për 4 muaj është e pamundur të realizohet. Në pikëpamje teknike duke qenë se do duhen hetime, minimalisht do duhen 6 muaj. Sot jemi shumë vite pas hartimit të këtij ligji dhe do duhej të ishin marrë masat.
Sa i përket skandalit me ish agjentin e FBI dhe përfshirjes së kryeministrit Rama, Beçi tha se paratë janë lëvruar nga Bashkimi Europian ndërsa theksoi se afera McGoniogal whstw njw çështje penale.
Të gjitha paratë janë lëvruar nga fondet dhe strukturat e bashkimit evropian. Duke pasur qëllimin e hetimit nënkupton interesin madhor të interesit të publikut për çështje madhore. Çdo hetim kërkon provat konkrete dhe pavarësisht se sistemet ndryshojnë komplet ai evropian nga ai amerikan, sërish ngrihet një juri e madhe dhe kërkon prova konkrete sa i përket pjesëtarëve të qeverisë shqiptare dhe veçanërisht kryeministrit Rama. Kjo nënkupton se do të këtë një thellim të hetimeve nga ana e tyre, pasi afera është një çështje penale.



