Vihet në pranga autori i dytë i vrasjes së 20 prillit në Vlorë, ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe u plagosën tre të tjerë. Mësohet se në pranga është vënë Eljaso Çela, 23 vjeç nga Tirana, i cili ishte duke u kthyer nga shteti grek. Çela ishte shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 prillit 2017 në një nga lokalet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Ergys Gjoveshaj dhe u plagosën tre të tjerë. Policia vuri në pranga të nesërmen e krimit Gani Tozjan, i cili pranoi autorësinë. Gjithçka kishte nisur për konflikte banale, për një shuplakë.



