Merkel takon presidentin e Kinës: Do donim hapjen e një tregu të përbashkët

Merkel takon presidentin e Kinës: Do donim hapjen e një tregu të përbashkët

Presidenti kinez, Xi Jinping është takur në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të takimeve diplomatike para fillimit të samitit të grupit G20 që do të mbahet gjatë datave 7-8 korrik në Hamburg.

Xi ka thënë në Berlin se ka nisur ” një fazë të re” e marrëdhënieve në mes të Kinës dhe Gjermanisë, shkruan REL.

Merkel ka thënë se do të dëshironte “hapjen e një tregu të përbashkët” me Kinën.

Kancelarja po ashtu ka thënë se Gjermania mund të bashkëpunojë më Kinën në projektet rreth Afrikës dhe Afganistanit.

Presidenti kinez, Xi, i cili ka arritur në Gjermani pas takimeve në Moskë, është përcjellur me nderime ushtarake nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, para fillimit të bisedimeve me kancelaren Merkel.

Presidenti Xi dhe kancelarja Merkel do të jenë pjesë ë samitit të G20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Të dy palët pritet të diskutojnë për një varg çështjesh së bashku me liderët botëror, duke përfshirë politikat mbi ndryshimet klimatike, tregun botëror, luftimin e terrorizmit, dhe zhvillimin e armëve bërthamore në Korenë e Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy