Burimi: Takimi nesër në Paris do të përçajë Europën

Burimi: Takimi nesër në Paris do të përçajë Europën

Analisti Genc Burimi thotë se lëvizja e fundit e Donald Trump në SHBA për luftën në Ukrainë, duke lënë Europën jashtë bisedimeve, është e rrezikshme dhe Europës i duhet urgjentisht të sigurojë mbrojtjen e vet. Burimi thotë se Europa gjendet sot mes dy superfuqive dhe plani për mbrojtjen europiane duhet të vënë menjëherë në jetë, pasi Amerika e ka tradhtuar.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1950, buxhetet e mbrojtjes në Europë ishin 5% e GDP. Kur Europa ishte e varfër, ende me sisteme triskash. Dy duar për një kokë janë, sigurisht që do të gjenden paratë.  Sot BE dha lajmin që do të hiqet ai kriteri i të famshmit 3% i deficitit buxhetor që nuk duhet të kalohet. Sot KE dha shenja që në këtë limit nuk do të hyjnë shpenzimet europiane për mbrojtjen. Presim zgjedhjet në Gjermani dhe nëse e kalon edhe ajo…

Por nuk ka tjetër rrugë. Sot europianët gjenden të kapur mes dy superfuqive, Rusisë në Lindje dhe SHBA-ve në Perëndim. Është luftë për mbijetesë. Në Shqipëri janë mbase debate të larta, por në Europë ka një histori të rrezikshme. Nuk bëhet shaka me këto. Rusia është e vendosur të bëhet ekspansioniste neve sot. Kjo na tremb, me këtë Trump që dorëhiqet, nëse Rusia pushton vendet balltike, çfarë do bëjmë. Nuk ka kohë për të humbur. Prandaj Macron po mbledh liderët në Paris. Europa duhet të marrë në duart e saj fatin e vet.

Ka filluar me kohë negocimi i aleancës ushtarake mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Britanikët kanë qenë gjithmonë shtojca e SHBA, por sot ndihen të tradhtuar prej tyre. Kush e pengoi në prill 2022 Ukrainën të bënte negociatë në Turqi me Rusinë? Britania e Madhe. Kryeministri Boris Johnson tha se lufta duhet të vazhdojë. Lonrda ka sot një përgjegjësi morale ndaj Ukrainës. Sot Londra po rrëshqet nga ana gjeostrategjike në krahun e Europës dhe kundër SHBA-ve. Pra jo me SHBA. Ajo që shpresohet sot është që Trump të mos zgjasë shumë, që kur të bëhen zgjedhjet e mesit të mandatit pas dy vitesh të humbasë Kongresin.

Takimin e organizuar nga presidenti Macron nesër në Paris, Burimi e sheh si një moment që do të përçajë Europën, ndërsa shtoi se rasti i Ukrainës mund të bëhet precedent për Kosovën.

Nesër është dita e përçarjes së Europës. Vendet që nuk do të vijnë janë ato që shpresojnë te mirësia e Donald Trump.

Kjo tradhti që Trump i bën Ukrainës sot mund t’ia bëjë edhe Kosovës. Është e rrezikuar. Trump është në rrugën për të emëruar si ambasador në Beograd një serb, ish-guvernatori i Ilinois, që kërkon heqjen e pavarësisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy